ZAGREB - Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç dhe sfidantja e tij, Kolinda Grabar-Kitaroviç do të garojnë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 11 janar.
Pas publiki mit të rezultateve të zgjedhjeve të djeshme presidenciale, Josipoviç deklaroi se do t'i fitonte ato në turin e dytë.
"Jam i bindur se do të fitojmë. Fituam në turin e parë dhe do të fitojmë edhe në të dytin", deklaroi ai.
Komisioni Zgjedhor i Kroacisë tha se Josipoviç fitoi 38,56 për qind, ndërsa Grabar-Kitaroviç mori 37,08 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme presidenciale.
Edhe pse një mot i keq në pjesën më të madhe të Kroacisë, pjesëmarrja në votime ishte 47,11 për qind.
Ndërkohë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, 46 vjeçe, që është përfaqësuese e pjesës së moderuar të partisë HDZ në opozitë, tha se "votuesit kanë treguar se dëshirojnë ndryshimin"./ATSH/










