Kroaci, kamp i ri për refugjatët në Slavonski Brod

Ministri i Punëve të Brendshme i Kroacisë, Ranko Ostojiç paralajmëroi sot se nesër, me pranimin e refugjatëve, zyrtarisht fillon punë kampi i ri në qytetin Slavonski Brod.

"Hapja e kampit të ri në Slavonski Brod është vazhdimësi e përmbushjes së marrëveshjes së arritur me zyrtarët e Bashkimit Evropian", deklaroi Ostojiç.

"Kampi fillimisht do të shërbejë si qendër tranziti për refugjatët, ku nesër pritet të mbërrijë treni i parë nga Tovarniku", paralajmëroi ministri.

Në Slavonski Brod janë përgatitur tenda, objekte sanitare dhe infermiere, si edhe pako me ushqim dhe pajisje tjera të nevojshme për refugjatët për motin e ftohtë.
Kampi do të mund të pranojë më së shumti 5 000 persona.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti