Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë sot në Konferencën e XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane që u zhvillua këtë fundjavë në Split, nën kryesinë kroate të nismës.

Gjatë fjalës së tij mbi krizën e paprecedentë të refugjatëve që ka prekur rajonin dhe tërë Evropën, Ilir Meta vuri në dukje se kriza migratore që kërcënon sigurinë e përbashkët evropiane, nuk duhet të cenojë vlerat evropiane të solidaritetit njerëzor, por duhet trajtuar si një problem i përbashkët përmes koordinimit mes të gjitha strukturave evropiane.

Z. Meta u shpreh se Shqipëria, si vend që ka përjetuar eksperiencat e saj migratore, është e gatshme të japë kontributin e saj, brenda kapaciteteve dhe në bashkëpunim me partnerët e tjerë evropianë. 

Fjala e plotë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta në Konferencën e XIV të Nismës Adriatiko-Joniane

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)