ZAGREB, 10 janar /ATSH-HINA/ - Në Kroaci zhvillohet nesër turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mes presidentit aktual, Ivo Josipoviç (SDP) dhe Kolinda Grabar-Kitaroviçit (HDZ).
Qendrat e votimit do të hapen në orën lokale 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Të drejtë vote kanë rreth 3,8 milionë persona./ a.jor.