Kroaci - Shqipëri në Euro 2024, Zlatko Dalic: Deçizive, na duhet t'i mundim! Kramaric: E dimë se çfarë na pret

Kroaci - Shqipëri në Euro 2024, Zlatko Dalic: Deçizive, na duhet t'i mundim! Kramaric: E dimë se çfarë na pret

Andrej Kramaric dhe Zlatko Dalic

E mërkurë, 19 qershor në orën 15:00 stadiumi i Hamburgut pret duelin e Grupit B të Euro 2024 mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Ndeshja e parë mes tyre në histori është jetike për dy skuadrat që humbën në raundin e parë të eventit.

Shqipëria e pësoi 2-1 nga Italia, ndërsa Kroacia u mund 3-0 nga Spanja dhe skuadrat do kërkojnë pikët e para në grup për të shpresuar kalimin më tej.

"Do të bëjmë një analizë të Shqipërisë për të gjetur një zgjidhje kur të përballemi me ta. Sigurisht që do të përpiqemi të shohim diçka ndryshe në këtë Shqipëri. E dimë që ndeshja e ardhshme në thelb është deçizive dhe ne duhet t'i mposhtim ata. Në këtë mënyrë, ne do të shohim se çfarë do të bëjmë në veçanti, nuk ka dyshim për këtë, por ne patjetër duhet të ndryshojmë diçka.

Gjithçka është ende në duart tona, ende nën kontrollin tonë. Ne duhet të jemi më mirë në fushë. Më takon mua t'i kthej gjërat, të tregoj të metat dhe të mos ndalem shumë në ndeshjen e humbur me Spanjën", tha Dalic.

Andrej Kramaric, lojtari i Kroacisë tha se e di se çraë i pret përballë Shqipërisë.

"Spanjën e lamë pas, fokusi tani tek Shqipëria. E dimë shumë mirë çfarë na pret. Duhet të gjejmë hapësira që të jemi të rrezikshëm, Shqipëria do të japë 300% ndaj nesh, ndaj nuk do ta kemi të lehtë", tha ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit