ITALI - Jo vetëm në vende të hershme në Bashkimin Europian ka pasur probleme në kufi për shqiptarët. E jo vetëm në Shqipëri të ndalin policët e të sorollasin për t’u dhënë atyre ndonjë rryshfet.
Edhe në një vend të ri të BE-së si Kroacia, e anëtarësuar në 1 korrik, qytetarët shqiptarë rrëfejnë se janë keqtrajtuar në kufirin kroat nga policët, thjesht dhe vetëm për t’u dhënë ndonjë euro nën dorë apo dhe për ndonjë shishe verë nga ato që kishin me vete.
Këto dëshmi sjellin dy emigrantë shqiptarë në Itali, të intervistuar në linjë telefonike nga “Shqiptarja.com”, në përvoja të pavarura nga njëri-tjetri, e duke raportuar edhe dëshmi të tjera e të ngjashme bashkëkombasish.
Andrea Kuçi, 45 vjeç, i cili jeton prej 20 vjetësh në Itali dhe që për herë të parë i ra në rrugë tokësore nga kufiri kroat pak ditë më parë u betua më pas se “s’kam për të shkelur më” dhe Armand Zeneli, i cili e bën rrugën e Shqipërisë 4-5 herë në vit dhe i qëllon të kalojë shpesh nga Kroacia dhe për çdo herë ankohet se “atje ka burokraci dhe korrupsion të paparë”.
"Vetëm me shqiptarët i bëjnë këto punë, as me kosovarët, as me italianët. Ndoshta kanë konsullata më të forta të tjerët", shprehet Armandi. Për shqetësimet e tyre ata kanë sinjalizuar edhe kreun e Partisë Socialiste në Itali, Edmond Kumaraku, i cili, nga ana e tij, premton një peticion në Ambasadën e Kroacisë në Shqipëri dhe Itali për këtë problem.
DËSHMIA E ANDREA KUÇIT
Andrea Kuçi, 47 vjeç, nga Skrapari. Andrea tregon se ka që prej vitit ’92 që jeton në Itali, në qytetin Asti të Piemontes. Punon në transport. Ai rrëfen për “Shqiptarja.com” përvojën e tij në kufIrin Kroaci-Bosnjë.
"Në orën 5 të mëngjesit, këtë të martë u gjendëm me makinën tonë, Benz 270 në doganën në dalje të Kroacisë, dogana përballë Bosnjës. Kishim një vdekje, motra ishte me të zeza dhe na duhej të vinim në Shqipëri. Policët kroatë na morën pasaportat shqiptare, na spostuan, na bënë një kontroll të vogël dhe folën në gjuhën e tyre dhe përmendën euro. Pas kontrollit me verfikimin e dokumenteve, ne nuk bëmë asnjë lëvizje, pasi nuk ishim përgatitur për këtë situatë. Na zbritën të gjithëve nga makina dhe ushtruan kontroll të imtësishëm në mjet. E bënë fije-fije, me pretendimin për drogë. Qëllimi ishte që të provokonin vonesa, në mënyrë që ne t’u jepnim bakshishe. Na liruan pa u dhënë para, pasi na vonuan 2 orë, na mbajtën deri në orën 7. Folën në telefon me Italinë ose interpolin, them se bënin sikur flisnin dhe në fund e panë që ne nuk u dhamë para dhe na kthyen dokumentat dhe na thanë këtë justifikim: Me ketë makinë që keni në Itali s’keni probleme, por në Kroaci keni probleme. Ndërkohë që ne nuk kemi asnjëlloj problemi në shtetin italian, si mund të kemi në atë kroat? Dhe droga lëviz nga Shqipëria drejt Italisë dhe jo e kundërta. Kur ne u thamë që nuk kemi asgjë në makinë dhe s’merremi me këto gjëra, ata na kërcënuan se do na arrestonin. Një mikut tim, i cili kishte kishin qenë edhe me 3 të tjerë, u kishin kërkuar 4 pasaporta dhe u kishin kthyer 3, dmth një ia kishin mbajtur dhe nuk ia jepnin, derisa ata paguan. Unë di që shqiptarë të tjerë kanë paguar nga 50 apo 100 euro për të kaluar. Ne nuk paguam dhe na mbajtën 2 orë. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë kjo. Ishte unike. Hera e parë që kalova nga Kroacia dhe as dua të kaloj më. Vij çdo vit në Shqipri, por kjo ishte hera e parë, që kaloja nga Kroacia. Herë të tjera do vij me target dhe avion".
DËSHMIA E ARMAND ZENELIT
Armand Zeneli është 26 vjeç, me origjinë nga Durrësi, i cili ka 10 vjet që jeton në Itali, në qytetin Udine. E bën rrugën e Shqipërisë 4 herë në vit. Këtë herë tregon përvojën e fundit në kufirin Kroaci-Slloveni, saktësisht në doganën kroate.
“Kisha me vete shishe vere, jo për përdorim tregtar, thjesht 4-5 shishe me vlerë, për dhurata. Policët kroatë më thanë troç: Na lër ndonjë shishe ne. Më pas më morën pasaportën dhe nuk ma jepnin. Pas gjysmë ore gjithsej më orientuan te cepi i doganës dhe pa u dukur vetë aty, ma bënin me shenja gishtash që të lija gjysmën e shisheve. U lashë nja dy shishe. Ç’të bëja?! Të më mbanin aty! Kur lashë shishet aty vura re arka me birra, pije me etiketa shqiptare. Vetëm me shqiptarët i bëjnë këto punë, as me kosovarët, as me italianët. Ndoshta kanë konsullata më të forta të tjerët. Ka pasur një rast tjetër që s’më linin të kaloja, më mbanin pasaportën. Në Kroaci ka burokraci dhe korrupsion të paparë. Në Slloveni jo. Të kontrollojnë dhe kur ikën nga vendi i tyre, pale kur futesh!".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com