ZAGREB - Kroatët votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e shtetit, presidenti në ikje, socialdemokrati Ivo Josipoviç, është aktualisht në krye të sondazheve në këtë ish-republikë jugosllave, anëtari i fundit që i është bashkuar BE-së dhe që përballet me një krizë të rëndë ekonomike.
Qendrat e votimit u hapën sot në orën 6:00 GMT dhe do të mbyllen në 18:00 GMT. Rezultatet e para priten në mbrëmje.
Josipoviç, jurist me profesion dhe kompozitor i muzikës klasike, pritet që në raundin e dytë, që zhvillohet më 11 janar, të përballet me kandidaten e kampit konservator Kolinda Grabar Kitarovic, ish-shefja kroate e diplomacisë (2003-2008).
Sipas sondazhit më të fundit, Josipoviç, që lufton për një mandat të dytë pesë vjeçar, pritet të marrë 46,5 për qind të votave kundër 34,9 për qind për riavlen e tij./ATSH/










