Kroacia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë

Kroacia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë

Vendi ku ra tërmeti

Kroacia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë, në zonën e Dalmacisë. Tërmeti ishte me një thellësi prej 5 km, dhe 40 km nga Spliti. Për shkak të thellësisë së cekët, lëkundjen u ndjen shumë të fuqishme. 

Një lëkundje e fortë u ndje në zonën më të gjerë të Splitit dhe dëshmitarët raportuan se tërmeti ishte i fortë dhe se lëkundja zgjati për disa sekonda.

"Ne ishim shumë të frikësuar, u tronditëm, gjërat po binin nga raftet," tha një qytetar.

Nuk ka pasur raportime për ndonjë dëme të madha, megjithëse linja e Urgjencës në Split ka marrë një numër të madh telefonatash.

“Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet dhe nuk ka raportime për ndonjë dëmtim apo lëndim të madh. Ne dimë se ishte 5.1 ballë me epiqendër midis Livno dhe Sinj, "tha kryetari i Splitit Ivica Puljak për RTL.

Madhësia e tërmetit mund të ndryshojë sapo Shërbimi Sizmologjik Kroat të raportojë gjetjet e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive