Kroacia ka marrë ditën e sotme dritën jeshile për të shtypur monedhën evropiane, edhe pse ende nuk ka filluar ende ta përdorë atë. Vendi anëtar i BE, ka përdorur deri tani monedhën vendase dhe situata do të jetë kështu të paktën deri në 1 janar 2023, koha kur është planifikuar që vendi do të fillojë me përdorimin e EURO-s.
Në një vizitë në Zagreb, përgjegjësit për euron, kanë paralajmëruar Kroacinë se përkundër programit të saj ambicioz do të duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat.
"Unë përgëzoj autoritetet kroate për vullnetin e tyre të fortë politik për të futur euron qysh në vitin 2023, përkundër pengesave dhe dështimeve të mëdha që vendi ka përjetuar. Komisioni Evropian do të mbështesë Kroacinë në përpjekjen e saj për t'iu përmbajtur këtij kalendari, por do të jetë e mundur të arrihet vetëm nëse Kroacia plotëson të gjitha kriteret e konvergjencës ” , siguroi nënkryetari ekonomik i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
Hyrja në Eurozonë për vendin, aktiviteti kryesor ekonomik i të cilit është turizmi, siguron përfitime të mëdha. Sipas një studimi të fundit nga Banka Kombëtare Kroate, mbështetja publike për hyrjen në euro është rritur nga 41% në 45%.
Për t'u bashkuar me euron, vendet duhet të plotësojnë kritere të ndryshme, të tilla si mbajtja nën kontroll i inflacionit dhe pasja e financave të shëndosha publike. Ankorimi i monedhës kombëtare në euro për dy vjet dhe duhet të përmbushin objektivat strikte të normave afatgjata të interesit.
Ekonomia kroate renditet e njëzet e dyta midis 27 shteteve anëtare të BE-së dhe është 55 herë më e vogël se ajo gjermane
Kroacia dëshiron t'i japë fund përdorimit të kunës, monedhës vendase dhe të kalojë në euro para 1 janarit 2023.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12