Kroacia K.O Greqinë, Zvicra
mund Irlandën e Veriut në shtëpi

Kroacia K.O Greqinë, Zvicra<br />mund Irlandën e Veriut në shtëpi<br>
Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar dy sfidat e para për fazën play-off, për botërorin e Rusi 2018.

Derbi ballkanas mes Kroacisë dhe Greqisë në Zagreb përfundoi me fitoren e thellë të kroatëve, të cilët e shohin veten me një këmbë në botëror.

Plot katër herë shënuan lojatrët e Zlatko Dalic në portën e helenëve, të cilët arritën të shkurtonin diferencën vetëm një herë në pjesën e parë.

Për kroatët shënuan në të parën Luka Modric, Kalinic dhe Ivan Perisic ndërsa për grekët Papastathopoulos ngushtoi diferencën.

Në të dytën mendoi Kramaric që thelloi diferencën e golave dhe vulosi rezultatin 4-1 që në minutën e 49’.

Në ndeshjen tjetër mes Irlandës së Veriut dhe Zvicrës u mbyll me fitoren e miqve falë golit të Ricardo Rodriguez nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 59’.

Në këtë mënyrë edhe Zvicra pret në kushte komode ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Ndërkohë faza play-off vijon në ditën në vijim me sfida mjaft të forta dhe interesante.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!