OSIJEK- Reshjet e dendura të shirave, që kanë goditur qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë, kanë thyer një rekord të vendosur 106 vjet më parë dhe kanë shkaktuar dëme në këtë rajon dhe në rrethinat e tij.

Po kështu situate është bërë e vështirë, edhe në verilindje të Bosnjes fqinje, bënë të ditur sot burime mediatike vendase.

"Brenda 10 minutave, reshjet e shirave kanë arritur një nivel prej 28 litra për metër katror në Osijek dhe në rrethinat e tij duke thyer rekordin e mëparshëm të regjistruar në vitin 1907", deklaroi Zeljko Lazanin, një meteorolog i cituar nga radio kombëtare.

"Stuhia ka shkaktuar përmbytje në Osijek dhe në rrethinat e tij. Qarkullimi i automjeteve dhe tramvajeve u bllokua për disa orë", theksuan burime zyrtare vendase.

Rajoni Osijek u përfshi nga reshje të dendura shirash edhe gjatë dimrit të kaluar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)