Kroacia shkon në botëror
Greqia në shtëpi

Kroacia shkon në botëror<br />Greqia në shtëpi<br>
Ndeshja e kthimit mes Kroacisë dhe Greqisë ka përfunduar me rrjeta të paprekura duke lënë mijëra tifozë helenas të zhgënjyer në shkallët e stadiumit.

Helenët dominuan gjatë gjithë ndeshjes por pa krijuar rrezikshmëri për ekipin kroat, të cilët u treguan cinikë duke u mbrojtur e kundërsulmuar në hapësirat që la ekipi grek.

Pavarësisht përqindjes të lartë të mbajtjes së topit nga grekët, ata nuk mundën të gjejnë rrjetën dukë shënuar vetëm një gjuajtje një kuadrat.

Me këtë barazim Kroacia shkon në botërorin e “Rusi 2018”, pasi fitoi ndeshjen e parë në shtëpi.
Kështu kroatët kualifikohen me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Ndërkohë më herët u kualifikua edhe Zvicra e cila barazoi pa gola në fushën e saj ndaj Irlandës së Veriut.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!