Kroacia: Shqipëria, progres të jashtëzakonshëm, të hapen negociatat

Kroacia: Shqipëria, progres të jashtëzakonshëm, të hapen negociatat

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot pasdite delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Kroacisë, të kryesuar nga Miro Kovač, Kryetar i Komisionit. Ruçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë. “Kroacia është një prej 13 shteteve që sot i kanë kërkuar Këshillit Europian hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të negociatave me Shqipërinë, siç rekomandoi Komisioni Europian, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë nismë”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

 Ruçi vlerësoi gjithashtu “bashkëpunimin politik të shkëlqyer midis të dy vendeve, i konkretizuar në vizita të nivelit më të lartë si edhe në nënshkrimin e  46 marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kroacisë.” dhe shtoi se “edhe bashkëpunimi ekonomik duhet t’i afrohet nivelit të shkëlqyer të bashkëpunimit politik midis të dy vendeve.”

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, Miro Kovač, nënvizoi se Kroacia ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të Shqipërisë. “Ne po mbështesim integrimin tuaj në BE ashtu siç kemi mbështetur fuqishëm anëtarësimin në NATO. Jemi të bindur që Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, po ecën në rrugën e duhur dhe vendi i saj është në Bashkimin Europian. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të çelen shumë shpejt dhe ne do tju mbështesim gjatë gjithë procesit. Të gjithë jemi të një mendimi se Shqipëria po ndërton një shoqëri demokratike dhe efiçiente”vuri  në dukje Kovač. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg