Një guidë turistike në Australi për pak sa nuk humbi jetën kur një krokodil u ngrit nga uji për të kafshuar krahun e burrit.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet filmike, një grup turistësh në lumen Adelaide në Australi, po fotografonin një grup krokodilësh. Ndërkohë që një krokodil prej tyre po i afrohej varkës së tyre, një tjetër u ngrit nga uji dhe desh i kapi krahun guidës turistike i cili po shpjegonte disa nga karakteristikat e kafshës.

Turistët e tmerruar nga skena filluan të ulërasin, por burri i cili në rastin më të mirë mund të humbte krahun, duket mjaft i qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Njëri prej turistëve i cili arriti të filmojë momentin hodhi videon në Youtube duke e cilësuar si udhëtimin më të bukur të jetës së tij.

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)