Kromi e bakri, paketë për ulje
të taksash, korrigjime tek renta

Kromi e bakri, paketë për ulje<br />të taksash, korrigjime tek renta
TIRANË - Grupi i bizneseve që operojnë në sektorin minerar, konkretisht në nxjerrjen dhe përpunimin e kromit e bakrit, duket se ia ka arritur qëllimit së fundi, për të detyruar qeverinë të rishikojë disa taksa e detyrime të tjera, që ulin fitimet e tyre. Burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëjnë me dije se ekspertët e këtij dikasteri po përgatitin një paketë masash, që parashikohet të lehtësojnë barrën fiskale për kompanitë që operojnë në këtë sektor, pas ankesave të vazhdueshme të tyre për rrezik falimentimi nga normat tatimore e doganore, të aplikuara mbi to, por edhe për shkak të vështirësive të krijuara nga kriza e tregjeve botërore, kryesisht atij kinez.

Fjala është për kompani, që kanë mbajtur gjithnjë marrëdhënie të privilegjuara me qeveritë, me fitime kolosale, që i kanë siguruar duke abuzuar me sigurinë në punë dhe rregullat teknike të shfrytëzimit të minierave. Me rezultat aksidentet e minatorëve, me pasojë shpesh vdekjen, si dhe me dëmtimin e pasurisë nëntokësore.
 
Renta
Lehtësitë e para lidhen me përmirësimin e llogaritjes së rentës minerare. Grupi i punës pranë ministrisë ka parashikuar të përjashtojë nga renta pjesën e çmimit që lidhet me koston e transportit. Pra rentën ta llogarisë mbi çmimin n ëdalje tëf abrikës, apo minierës, e jo në mbërritjen në port. Kjo ul shumë të ardhurat e shtetit, pasi shpenzimet e transportit janë të konsiderueshme, duke qenë se bëhen me kamionë. Po kështu, parashikohet të ulet nga llogaritja e rentës përqindja e lagështisë, e cila në dimër arrin derinë 10% të sasisë së materialit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që parashikohet është prapësimi i vendimit që u ndërmor me paketën e fundit ligjore dhe që ka hyrë në fuqi prej më pak se dy muajsh, që lidhet me llogaritjen e rentës në bazë të sasisë. Renta deri në dhjetor llogaritej mbi përqindjen. Por, është ndryshuar për mineralet e grupit të materialeve të ndërtimit, siç është për argjilën, rërën bituminoze etj.. Për këto minerale, prej janarit, renta është përqindje fikse mbi sasinë, e jo mbi vlerën e çmimit. Grupi i punës pranë kësaj ministrie ka propozuar të llogaritet në përqindje.

Dhe, më tej, ministria po përgatitet që të përfshijë në këto korrigjime edhe një vlerësim bazik të rentës, gjithnjë në ulje. Kjo, sipas ekspertëve të saj, pasi ajo është aktualisht 6% për bakrin e kromin dhe 5% për hekurin. Por, në paketë mendohet të ulet deri në 2 përqind. Pra, tri herë më pak për kromin dhe bakrin, ku janë angazhuar biznese me ndikim të fuqishëm mbi qeveritë shqiptare në vite.
 
Pyjet dhe garancia
Ndërkohë që mendohet të plotësohet edhe një kërkesë tjetër e bizneseve, që lidhet me problemin e lindur së fundi, me moratoriumin e pyjeve. Lënda drusore është “shtylla kurrizore” e minierave dhe moratoriumi i miratuar këto ditë krijon problem, pasi, pa shtylla drusore, nuk ka zhvillim të minierës. Madje, lënda drusore duhet të jetë e njomë, çka detyron prerjen në vend të drurit dhe jo import.

Një variant i propozuar është ai i angazhimit të dy-tri kompanive, që do të kishin ekskluzivitetin e furnizimit me drutë e minierave.
Në lidhje me garancinë e investimit, është propozuar vendosja e garancisë sa 10% e vlerës së vitit të investimit maksimal. Fakt që zakonisht ndodh në 2-3 vitet e para. Aktualisht subjektet paguajnë garanci investimi çdo vit.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Turbulencat godasin avionin Londër-Singapor, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur

Turbulencat godasin avionin Londër-Singapor, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur