Kronikë e një dite pa maja dhe një rixha për Babon

Kronikë e një dite pa maja dhe një rixha për Babon

Sali Berisha

E djeshma qe pa maja per revolucionin, për të shiturit, dhe po aq per qeverinë.

Babo ishte parë duke ngrënë sushi në Tokio, më pas edhe Tezja, Krifca me Delinen të cilat lepinë gishtat. Doktori erdhi deri afer, ngjatetoi shkurt por fort mbeshtetesit jashtë Kuvendit për t’i frymëzuar per daten tre në mbrojtje të vules që djali plangprishes do t’ja rrembeje si qoften nga pjata, i uruari.

Vendosmeria në sallë nuk mungoi nga asnjëra palë. Natyrisht siç pritej duhia revolucionare nuk mund të ishte e njëjta pa praninë e Kryezevendes Liderit. Ai shfaqet gjithmonë i pari në sakrifica dhe i fundit në pretendime.

Miqtë e mi revolucionarë e moren dhe nuk e leshuan istikamin. Ata të frymezuar nga trimeria dhe oratoria e borisë së Revolucionit Albanes sonë të dashur e bënë deken si me le.

Ajo me dore në xhepin e pantallonave dhe shikim drejt se ardhmes nuk jepej e stepej. Revolucioni ka gjetur ikonen e saj. Kauza doktrinen tek oratoria.

Nostalgjia për bilbilet dhe bilbilenjtet kaloi shpejt. Perplasja e duarve mbi derrasa krijoi një bam bam dhe dum dum që të kenaqte shpirtin. Nuk ndihej nevojë për kurrgjë.

Kjo nuk do të thotë që mungoi nderimi për sakrificen e kater oreve që Mondi i pat fryrë me stoicizem dhe cilesi armes së re duke fituar heroikisht ndeshkimin e pushtetit që asnjëri nga ne të shiturit se ka fat.

Teta Gerta me ka marrë zët aq zët sa nuk thuhet edhe pse mua më duket xhanan njeri.

Mora e dhashë me veten dhe si i krishterë shpirt trazuar që jam nuk e gjeta shkakun e ketij murretimi. Aq u leshova në merzi sa me dukej sikur xhaxhi Titi me Tritanin i dukeshin ku e ku me njerzorë se unë paçka se e dokendisin sistemin mjeksor qe ajo udheheq ore e çast me saber. Të jetë merzitur që në kronike emertohet si Teta një Zot e di. Unë Boren kam degjuar tek e pyeste ” Teta Gerta , Teta Gerta a me ka Babo xhan?

Dhe ajo u pergjigj ëhe ëhe te ka si jo, do të sjellë edhe gurabi”! Aty e mora spunton.

Ndaj rixha Babo bëm derman se llafi yt melhem është per keso gjëmash. Jorida ndonëse me pa të merzitur nga gjithësa, dhe i zi sterrë degjoi vetveten e iku, diçka me semboi në gji. Na mori me vete ëndrrat e ndryshimit per t’i gjuajtur në Lanë e pa shqetesuar per dhimbjet e Gazit fashur me plagë pas betejave të medha dhe të miat prej kronikani të pasherueshem.

Tao kishte lyer floket me një bojë të murrme e të praruar dhe dukej goxha më i ri. Zërat janë se do filloje edhe palester si Damua. Foli disa herë si delja që kullot në të njëjten lendine. Mengjesin e kishte bërë të bollshem se dendesi e madhe gromesinash e rrethonte.

Potere e zhurme, gurgullima e krisma. Toni si nga perhumbja ngriti kryet dhe me shikim pyeti “ç’po ndodh?”!

Supet çova e me gjysem zeri ju gjegja “ja është bilbili i Taos armet e reja kunder opozites”!

Margerti kishte vënë kufje që troku i revolucionit të mos e stresonte. Çehrja e saj siberiane befas u bë mesdhetare. I dha muhabet Niko qerratait të kthyer nga frontet e medha të Natos e buza e tij vesh me vesh si ylber. Qesh Nikua qesh ajo virane.

Pastaj dielli ra edhe mbi Ulsiun e ngratë të cilin as qyqet s’ja kanë lakmi qekur Bela u ul në krah të Babos dhe golle ja bëri jeten.

Elva i shkoi pranë. Me mjekrren e tij si Frederiko Barbarosa qeshte edepsezi ha ha e hi hi dukej sikur mbytej në një poçe me mjaltë. Hokatej edhe kjo viranja teksa ai i sillte të rejat e fundit mbi arkitekturen si njeri i kulturuar. Salianji foli qafiri. Ashtu siç di ai , pa hile e pa të keq, gjuajti me shkelm dhe dy tri kova zift vershuan neper korridor. Ju kujtoi rilindasve vuvuzelat që shtinin deri në gurmaz për t’u fryrë që tingull i tyre të librojë vatanin. Si petal malli ra mbi atë anë.

Ministri i Brendshem Leontjev Çuçi pasi kishte sprapsur duhitë e medha të revolucionit rrinte më i qetë dhe shihte filma me aksion në celular.

Mimi di Puccini dhe Bracja si deshmitarë të një kohe që nuk kthehet shtrenguan duart gjatë, gjatë të kendelluar në buzqeshje si për të thënë “të na rrojnë kalamaqerit armiqtë me kokë poshtë”! Armiqtë e Braçes janë miqtë e Mimisë dhe e anasjellta, hajde merre vesh.

Etilda foli si trendafili që shkund vesen, mirë vende vende, embel diku diku, dhe qershia në fund duke cituar Taon ideologun.

Nasip Naço lutej nën zë. Tejet i pershpirtshem shfaqej. U bëra merak. Ishte i shqetsuar per Majkon dhe Xhemalin në front me ruset në Ukrainë mos perlesheshin trup me trup me ruset nga trimeri e çartur.

Çyrbja nuk gjet paqe. Linja e kuqe direkt me Babon nuk po funksiononte. Një fjalë i duhej, një bekim për të dhënë jete hatasë tek Babo shahej paq nga opozita. Gjithë ate maraz vetem keshillat e Enit ja paqtuan. Por sytë i nxirrnin shkendija nga urdheri që nuk po vinte. Shpirti i kerkonte beteje.

Dash Sula nuk u pa e bashke me të bukuria e elegances që edhe me mungesë fliste. Saimir Koreshi qante si Lek Dukagjini për Skenderbenë. Lefter Geshtenja fshinte lotet me berryl që ai leshonte mbi banak.

Ina gjithnjë e me shumë e bërë një me fjalë e lirë kryente aksione guerrile, fliste dhe me vrap kthehej në vend që të mos e zibte ndeshkimi i Bushkes.

Bujar Leskaj ministri im i dashur qe punuam 18 muaj dikur sebashku shihte lemshin e pazgjidhur të politikes me veshtrimin e atij që do të thotë “u dhje nusja në kalë o Gone” !

Elisa kishte të ftohtë. Një dolloma të bukur rozë që kishte veshur se hoqi për asnjë çast. Shikimi i Beles e cila here pas here terhiqte një leng frutash pa leshuar asnjë ah u kryqezua për një moment me atë të Xhelalit tashmë gjithnjë e më larg Kamzes dhe paqja dukej se kishte triumfuar mbi luften.

Kosta i Grazmozit dhe Lindites ishte bërë meit si gur varri. Ta therje gjak si dilte. Heshtja e tij nuk është ogur i mirë.

Genc Gjonçaj i cili thotë bereqavers ,dite e natë falenderon Babon persa i ka dhënë dhe pret qe shtegu të hapet për më shumë. Lindita dhe Gaz Bardhi u perfshinë në serinë e dytë të betejes së pafund. Po vjen data 2 Mars , të gjithë presin Babon për ta pjekur në hell dhe askush nuk merakoset sa do qajë Bora.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja