Agron Gjekmarkaj: Kronikë e përmbysjeve të mëdha, në horizont duket lufta

Agron Gjekmarkaj: Kronikë e përmbysjeve të mëdha, në horizont duket lufta

Kuvendi i Shqipërisë

Raketat e shqetësimeve ka dy ditë që bien mbi kroniken ! Pse nuk del , çka ngjarë, kush në merzi ju ka yshtur? Veshtirë t’ju shpjegosh që e ënjtja të cilen e  lamë pas nuk qe si të gjitha ditet dhe për të, aty per aty nuk shkruhej. Mejtim kerkohej. Vetë Babo erdhi në Kuvend dhe asgjë nuk është më si më parë.

Kur i prezantuan programin e pritjes pas  provave të shumta kishte varur turinjët. Jua kishte grisur  për rënie në folklorizem. Teksa  grimcat në tokë binin, Shalsi me Tonin kishin rëndur drejt ferrave në qoshe të  Akademisë për të fshehur kostumet popullore.  Aty heqën dhe  cingaret pas veshit që nën keshillen e Xhemalit kishin vënë për zbukurim.

Për tu kthyer allafrënga nuk u desh shumë. Akulli e ngrica i zuri tyë gjithë nën vete. Kosta i Gramozit dhe Lindites ishte nxirë më shumë se Harapi i Venedikut. I lutej Zotit merrma shikimin, degjimin mbyllma, pse ta jetoja këtë ditë ?! Gramozit vetë në filxhan maraz e shamatë i kishte dalë e nuk qe nisur. Nuk kam moshë per qortime i foli vetes.

Pas shumë lutjesh  po tashmë me humor të prishur duke patur besim të patundur tek hallë Ikonomi në çeshtje gustosh kulinare  pranuar  kishte të cimbiste ndonjë gjë sa për të ulur aciditetin në stomak. Po nuk paskesh qënë dita, sallata në sanduiç hidhur i kishtë rënë. Babo një piskamë bezdie leshoi.  Kush dreqin e ka pastruar vikati aqësa Eni Xakes tabakaja me llokume ju derdh per tokë dhe Bora u fsheh pas gardistve e tulatur.

Me drojë foli  Klotilda Bushka  që fati i keq aty e zuri….. po ja ….Babo ….Iliri e mori persiper….por…..eh…uf….me sa duket…..! Ai ju hakerrye leri gëk mëket…ma hiqni nga akçihanja dhe  çojeni për 6 muaj të pastrojë yzyrhanen. Si urdheron u pergjigj Klodi pak e skuqur dhe nën tension…..! Lini Çyrben në korridor ta kopanisë po nuk u bind. Sa u nis të  çonte lajmin , Babo kroi pak kokën dhe e thirri…kthehu…kthehu….zjarri  e baroti, flaka e kashta nuk rrinë bashkë, tek ajo e grave të sherbejë mos të duket nga sektori i burrave.

Ai sa mori detyren u bind, nën moton e re, pastro e mallko. Babo hyri në  sallë i zymtë, ngarkuar me tersellima i bëri një selam të pakuptueshëm  si xhebraili Xhafes  i cili u hutua në e kishte me të apo jo? Braçja nga pas insistonte “qafsha të gjithë ma bëri me shënjë mua”. Por u pa qartë se ajo qe per Fatmirin i cili nuk dinte në duhej të gezohej apo hidherohej.

Klosi i kishte kallezuar për mungesë pasioni  dhe rënie në disfatizem gjatë  lyerjes së  kangjellave. Mimi di Puccini dhe Majkua nuk kishin atë sigurinë e perhershme. Ngjanin me dy lajmetarë që njoftonin boten për sosjen e qyteterimit. Gjiknuri mermeriste paçi fatin tim paçi.

Babo nuk e la me kaq, një tjeter levizje dore bëri andej nga rri Çuçi e Toni po nga gadishmeria pese koka u ndeshen me njëra tjetren ajo e Nasipit, Xhemalit, Kollçakut, Tonit e Bledit dhe një dang dang u percoll ngado,  po ai e la me aq , nuk e shpjegoi kerkesën.

Ata pyesnin Elisen secili “me mua e pat” ajo e mermertë dhe e pashpirt  nuk i linte të jetonin gjatë dilemen dhe u pergjigjej me një jo të thatë si krisem moti.  Babo  pasi i rrefeu një gjë Ulsiut , Ogertes dhe Elises duke ju falur aq e aq lumturi mori fjalen e foli alla Fidel nja dy orë të rrasta dhe iku.

Degjoi vetem Salianë i cili ndonëse i vetmuar i tha atij kaq ta bësh dhëmbin nuk të lë të flasesh po nuk ndënjë të degjosh Opoziten, Babo pranoi por  mbajti vetem çerekun e llafit. Çudia u perhap ngado kur më vonë i uruari Salianj u pa  dy herë me Arben Pellumbin dhe nuk kuptohej në ky i fundit e pergezoi apo qortoi për çka bëri.  Tezes nuk i kishin bërë këmbet.

Dukej gjithçka si natë e errët nëse si qiri shikimi i Margeritit nuk ndizej në sallë. Luljeta Bozdo fliste me Etilden, ja keshtu si ty kam qëne edhe unë e re,  me nur e heshtur e plot perkorje.

Pjesa e dytë  ( Jorida me të zeza , Opozita në sulm, Kryezevendes Lideri i menduar)

Denimi i tetë luftetarve të lirisë me në krye Gaz Bardhin të cilin Lideri i vogel historik  kerkon ta  heqë edhe nga rreshti sëbashku me mua meqënese i dukemi trazovaçë e  gjakprishes kishte merzitur qamet Joriden e cila nuk dinte si ta shprehte dhimbjen  veçse të veshej me të zeza sterrë.

Ajo dukej si një Penelope që në avlemendin e politikes po thurte copen që nuk le metonjesit të marrin xhevapin e fundit duke pritur Odisenë-Gazmend që të kthehej për të shpetuar Itaken në zvetnim e rënie.

Per ne të Opozites dita filloi me një minut heshtje për të  perjashtuarit. Për lavdinë e tyre Ina Zhupa foli.  Dash Sula vajtoi si rapsod homerik. Hije i pat çjerrja e faqeve. Saimir Koreshi i cili u nis të behej balerin e kthye në sakat po të lipset rrahu gjoksin  e bëj copash dhe krahun tjetër.

Kryezevendes Lideri Muli na mblodhi dhe na mbajti me gajret. Nuk kishte asnjë shënjë hatermbetjeje ndaj kronikes. Foli gjatë per çeshtje kardianale si kurajo, guximi, epersia morale dhe intelektuale, arme me të cilat do të përballeshim në beteja.

Isuf  Çela në një defter diçka shenonte. Ky fjalim  më motivoi pa masë per pleudarinë  që do mbaja në mbeshtetje të rezolutes per Kosoven. Po zevendesja halleshumë e Kryezevendes Liderit Albana si ndihet pas asaj  atyre plageve pyeta? Edi Paloka mu pergjigj, “ edhe pse në krevat xhevap u kthen  letrave të solidaritetit e pergezimeve që ka marrë per librin e zi të zgjedhjeve tha.

 Oerdi ngrohej nga zjarri që kishte në mendje. Për të mbledhur midenë e numeruar mendimet u ulem në kafe me Dhurata Çupin e Joriden , morem një red bull dhe e ndamë në tre, patem sherr se si do ta paguanim, Jorida si ekonomiste tha ta pjestojmë per tre. Mua me thirren dhe ika, po nga fytyra e ngrysur më vonë dukej se Tabaku i kishtë lënë leket.

Kur mbjedh  stuhi do korresh tufan. Pasdite mazhoranca na nxorri gjuhen , na mohoi komisionet hetimore dhe reformen zgjedhore.  Opozita u ngrit në llogore. Bledon Nallbati ngjante me Akilin që kerkonte shpagim, turfullonte. Xhelal Mziu vët vët mbrehtë jataganin. Ramadan Lika solemnisht premtoi se do sillte disa arka verë nga e vetja për të na karikuar para sulmit.

Shpejt do na njihni e shihni.  Tymi dhe flaka kanë për pushtuar horizontin. Paqes e bereqetit po i vjen fundi.

(Pjesa e tretë – Fitorja ndaj Çekisë dhe dertet e Alket Hysenit)

Pasi një mik në minuten e fundit me gjeti një biletë për herë të parë shkova në stadium. Aty kisha pranë gjithë yndyren e vendit.  Kur bëhej gol prisja të riperseritej si në televizor dhe u hutova se nuk ndodhi. Fati me zemergjersinë e vet pranë Alket Hysenit me vuri.

U ndjeva pak ligsht se hërë pas here e kam qesendisur po ai zuri be për kokë të Taulant Balles , tha s’të kam mbajtur inat dhe fap porositi nja dy birra kallkan për të lyer fytin e tharë.

Ashtu u bë.  Qerratai si gjithë rilindasit e vertetë mjekrren e kishte kuruar dhe të gjatë aq sa duhej e mbante dy gisht më të shkurter se Babo.  Një merzi tha më ka pushtuar, më hapi zemren, sikur Babo më ka harruar. Për tu harruar jam unë që aq e aq beteja kam bërë , dhe po më kerkoi jeten i them na merre si të një shelegu ?!  Hak ke i thashë, jo nuk je, sonte ke mundesi të ndryshosh të ardhmen tënde! Kur të bëjë gol kombetarja ti mos therrit emrin e lojtarve po kthehu me fytyrë nga ai e bertit Babo Babo goool, Babo bëri gol. E keshtu në vend te Seferit e Asanit ai gjemonte Babo Baoo. I kthente shpinen fushes  ushtonte me brohorimen  perseri e perseri Babo Babo Babooo.  Më duket tha  se Zaho me pa e degjoi. Nuk është keq si fillim i dhashë zemer, keshtu vazhdo.  Shqiperia fitoi dhe u gezuam të gjithë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës