Kronikë e profileve të buta!

Kronikë e profileve të buta!

Parlamenti

Doktori tha unë sot jam muxhadehin i lirisë. Ata 3500 janë ishallah s'kemi mbete edhe ne aq pak.

Jorida ndihej e qetë dhe e sigurtë në vishnjën e saj. Gjumin me gjasë e kishte bërë pa ngërçe, trazime e lebetira pos një momenti kur në ëndërr i doli Luli duke thërritur fitoreeee.

Dielli i bollshëm e kishte mbushur me energji pozitive. Kjo u vu re nga fotografet në hyrje ndaj të cilëve bëri sikur u bezdis po në fakt u gëzua. Në zyre kishte gjetur përsëri lule. Nuk dihet në është Tao që as pohon e as mohon dërguesi apo ndonjë më me tepër shije. Gjithsesi tek mazhoranca ndihet xhelozi dhe ndjenë qortimi.

Ndërkohë dikush më pyeti kush është më naiv Ervin Salianji apo Gaz Bardhi !? Për herë të parë mbeta ngushtë e pa xhevap.

Dash Sula ky bard i estetikes kthehej nga betejat me vulistet i plagosur por krenar. Thilja ne xhepin e xhaketës i shkëlqente si flamur shpresat.

Gerta sot ishte veshur me te zeza për solemnitet. Ajo rri kokëulur nga peshe e mendimeve. Kur ato përplasen koka lëviz. Shkëmbeu dy tre ide të domosdoshme me Bora Bilalin dhe përsëri u mbyll në vetvete si monument modestie. Shikimi i përzhitet vetëm kur autori i kronikes i hyn si djall në këndin e shikimit.

Kryezëvendës Lideri Muli erdhi pas shumë muajsh për të na hatëruar. Na gëzoi pa masë. Me dashuri si ati evleterit na foli e këshilloi pastaj iku drejt punëve të mëdha. Bana ënde s'na ka aq xhan sa lipset. E përhumbur në shikim nuk kuptohet në ka mall apo indiferenca. Zemra na qan. E Gaz Bardhit me tepër së është i ndjeshëm.

Elisa i gëzohet lajmit se do bëhet një antologji "kënge për Elisën" me një treshe editoriale e kryesuar nga Petrua si më i kalemit i ndihmuar nga Bujar Çela dhe Ismet Beqiri. Duhet një ekuilibër mes popullores dhe intelektuales. Parathënia ndoshta i mbetet Ulsi Manjës për shpërndarje gjeografike . Jo vetëm për kaq por edhe si poet i fshehtë që është.

Majko duket si i murretyer ! Proçka e fundit e ka spërkatur me mërzi duke i derdhur mbi tavolinë kupën e gëzimit që i kishte pushtuar aurën.

Tezja ishte aq e heshtur sot sa rrezikonte të dukej si njeri i mirë.

Ikonomi mbajti një fjalim i cili linte shijen e shtrirjes se petave të byrekut sa goja lëng na shkoi.

Mimi di Puccini këqyrte gjithçka pa vëmendje. Atë e kishte vetëm për gjerat që thoshte vete. Kosta i Gramozit dhe Linditës dukej si meit nga pandehmat. Shkandulli ka hyrë nder ne e po bën qeder thoshte i ziu gati me vaj. Do i zërë buka e Babos i pohonte vetes duke tundur koken.

Braçja foli si profet dhe idealist pa asnjë grime populizmi, pikërisht ai që njohim.

Eni Zake e dëgjonte dhe shoqes i thoshte sa gjëra di ky Eri ...shumë faree?! Margeriti i thoshte Ulsiut frazën e Ajshtanjit "kush ka për zemër kulturën nuk mund te jete tjetër veç paçifist". Ai tundi kokën i befasuar! Qerratai.

Babo thonë po rri në Izrael jo për ato që deklarohen por per një kontrate unike me firmat vendase . Ajo është toka e kryqëzatave dhe për kastita u linin grave ca mbathje hekuri dhe çelësin e merrnin me vete sapo udhën e luftës merrnin. Babo do porosisë 140 pale për deputetet nga këto modernet dhe pinin do e marre me vete!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës