/ATSH-DPA/ - Koreja e Veriut ka ekzekutuar ministrin e Mbrojtjes për tradhti. Hyon Yong Chol, shef i Forcave të Armatosura të Popullit, u përball me skuadrën e pushkatimit, e armatosur me kundërajrorë. Shefi i pafat i forcave të armatosura koreanoveriore u pa të dremiste gjatë një ceremonie ushtarake duke mos arritur të jepte instruksionet e liderit të vendit, Kim Jong Un. Koreja e Veriut ka ekzekutuar edhe 15 zyrtarë të tjerë që nga fillimi i vitit. Në vitin 2013, Kim ekzekutoi xhaxhain e tij, Jang Song Thaek, po për tradhti.
Më poshtë vijon lista e ekzekutimeve në Korenë e Veriut që nga viti 2010:
Mars 2010: Ekzekutohet shefi i Departamentit të Financës dhe Planifikimit, Pak Gam Gi nga një skuadër pushkatimi për "shkatërrim të vetëdijshëm të ekonomisë kombëtare".
Gusht 2013: Nëntë instrumentistë së bashku me orkestrën e Unhasut u ekzekutuan. Bashkëshortja e Kimit, Ri Sol Ju ishte pjesëtare e orkestrës. Mendohet se ekzekutimet kishin të bënin me një video pornografike të realizuar nga pjesëtarët e orkestrës.
Dhjetor 2013: Jang Song Thaek, xhaxhai i Kim Jong Unit u ekzekutua për tradhti. Konsiderohej si njeriu i dytë i vendit.
Janar 2015: Ekzekutohet një zëvendësministër, i akuzuar se kishte shprehur ankesa për planin e pyllëzimit të vendit.
Mars 2015: Katër anëtarë të orkestrës së Unhasut u ekzekutuan për spiunazh.
/Shqiptarja.com