Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
Momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
ITALI- Një video e re ka dalë nga tragjedia e Crotones, ku janë momentet e fundit të varkës e cila u përmbyt në 26 shkurt e ku humbën jetën 88 persona. Kjo video e cila tashmë është në duart e Prokurorisë, do të ndihmojë për të krijuar një panoramë më të qartë nëse do mund të ndërhyhej në kohë nga FRONTEX, emigrantët do mund të ishin shpëtuar. Varka ishte nisur nga porti i Izmirit nga Turqia, në të cilën po udhëtonin emigrantët që vinin nga Irani, Afganistani dhe Pakistani.
Në “barkën” e varkës kishte 180 persona, e ndërsa në një pjesë të videos shihet një person, por duket e vështirë që të identifikohet nëse është një nga trafikantët apo jo. Ndoshta ai ka vënë re avionin.
Prestigjiozja italiane Corriere Della Sera ka lexuar dosjen e prokurorisë dhe ka sjellë detaje, në mënyrë kronologjike të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur.
Është ora 22:26 e datës 25 shkurt 2023- Anija është afërsisht 40 milje në juglindje të Capo Rizzuto, Kalabria. Ajo udhëton me motor , siç mund të shihet nga vija që lë pas dhe nga pika anësore që kap kamera infra të kuqe (është karburant). Mbi kuvertë nuk ka asnjë njeri fillimisht, por më pas kamera kap një burrë që qëndron për pak minuta dhe më pas futet sërish brenda.
Në 23.03- Frontex paralajmëron Qendrën Ndërkombëtare të Koordinimit të Pratica di Mare. Për informacion, raporti dërgohet edhe në Qendrën Operative të Rojës Bregdetare në Romë. Bëhet fjalë për një varkë me motor me madhësi mesatare, e cila lundron në një kurs 296° me 6 nyje, me një vijë të mirë ujore dhe me vetëm një person të dukshëm në kuvertë.
Nuk ka elemente të dukshme dhe të caktuara për praninë e emigrantëve në bord, por anija është njësoj e dyshimtë.
Pjesa tjetër është historia e një masakre. Disa orë më vonë, rreth orës 4 të mëngjesit të 26 shkurtit, ajo varkë që mbante emrin romantik " Dashuria e Verës" përplaset në bregun në brigjet e Steccato di Cutro. Deri tani në det janë gjetur 88 trupa, 25 prej tyre fëmijë nën 12 vjeç.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
60.3%
-
E gabuar
32.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3894
Lajme të tjera
-
E rëndë në Itali, efektivja e policisë ekzekutohet në hyrje të pallatit
1 Qershor, 13:11
-
I dënuar me 14 vjet burg për drogë, kapet 47-vjeçari në Shkodër! Pritet ekstradimi i tij i Italisë
1 Qershor, 11:29
-
FOTO/ Itali, vritet 33-vjeçari shqiptar! U godit me thikë jashtë lokalit, arrestohet bashkëatdhetari
1 Qershor, 10:11
-
Itali/ Kishin debatuar se e tradhtonte, partneri vret të dashurën 7 muajshe shtatzënë dhe e fsheh në pyll! Rrëfen krimin para hetuesve: E godita me thikë për vdekje
1 Qershor, 09:39
-
VIDEO/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 33 të arrestuar në Itali dhe Spanjë, mes tyre 10 shqiptarë! Sekuestrohen 18.5 milionë euro pasuri
31 Maj, 10:29
-
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij në Pukë, gjykata në Itali shtyn seancën për ekstradimin e biznesmenit italian Davide Pecorelli
31 Maj, 09:11
-
‘Java e Italisë’ rikthehet në Shqipëri, ambasadori Bucci: Do ketë koncerte me të ftuar special! Veliaj: Më 1 qershor prezantojmë projektin për godinën e re të ambasadës italiane
30 Maj, 12:54
-
Tragjedia në liqenin Maggiore në Itali, mes viktimave ishin 3 agjentë të inteligjencës italiane dhe 1 pjesëtar i forcave izraelite
30 Maj, 12:31
-
Megaoperacion në Itali, ‘çmontohet’ klani i trafikut të drogës italo-shqiptar, 15 të arrestuar! Në pranga edhe kreu i bandës, paratë investoheshin në Shqipëri
30 Maj, 11:29
-
Sulmi me armë ndaj policisë në Kukës, emigrantët paguan nga 5 mijë € për të shkuar në Gjermani! Algjeriani në kërkim, folës i gjuhës shqipe, njeh shtigjet për kalim kufiri
29 Maj, 13:21
-
Prej dy ditësh i zhdukur, vijojnë kërkimet për 38 vjeçarin shqiptar në Itali! Dyshohet se është mbytur në lumin ‘Po’
29 Maj, 08:40
-
Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Itali, Tefta Malaj dhe i biri ndihmohen nga qytetarët italianë! Familjarët e burrit e kërcënojnë
29 Maj, 08:33