TIRANE- Ndryshimi i biletës së linjës Tiranë- Krrabë dhe anasjelltas, nga 100 në 130 lekë ka nxjerrë në protestë banorët e fshatiti Krrabë, i cili ndodhet 25 km në periferi të kryeqytetit.
Protesta e nisur mëngjesin e sotëm ka vazhduar për disa orë. Rreth 300 banorë të këtij fshati ishin vendosur tek zona e Lapidarit dhe kanë hedhur kazanë me plehra në mes të rrugës për të mos lejuar lëvizjen e autobusëve.
“Nga e shtuna e kanë bërë biletën 130 lekë, nafta është rrit 5 lekë këta e rrisin çmimin 30 lekë s'është e drejtë. 1500 lekë bën me shku në Elbasan, jo deri në Krrabë që ndodhet 25 km larg Tiranës"- thonë banorët
Ndërsa një student thotë: "S'më leverdis të shkoj në shkollë me këtë çmim bilete”
Pronarët e linjës së autobusit Tiranë- Krrabë, “Klindi shpk” nuk kanë pranuar të hyjnë në negociata me komunën.
Në këto kushte kreu i komunës Krrabë, Refik Veliaj thotë për A1Report se nëse nuk ulet çmimi do të kontraktohet një kompani tjetër në interes të banorëve. Ai thotë se rritja e çmimit të biletës është abuzive dhe përkrah protestën e banorëve.

(Foto: Protesta e banorëve të Krrabës)
Redaksia oline
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com