Krujë, 5 familje jetojnë në një pallat
të shkatërruar: Do na zërë poshtë

Krujë, 5 familje jetojnë në një pallat<br />të shkatërruar: Do na zërë poshtë
KRUJE- Jeta e 5 familjeve që jetojnë në një pallat dykatësh në komunën Cudhin në rrethin e Krujës po vihet në rrezik dita-ditës. Kjo për arsye se pallati është tërësisht i amortizuar dhe kushtet e vështira ekonomike të banorëve i detyrojnë të jetojnë me rrezikun e shembjes së të gjithë godinës së vjetër.
 
Godinë është e çarë, dhe duket sikur nga momenti në moment do të shembet. Si pasojë, godina të jep përshtypjen e një banese të braktisur, por në fakt është krejt e kundërta. Në këtë pallat dykatesh, tërësisht të amortizuar me mure të carë jetojnë 5 familje në fshatin Nuaj të komunës së Cudhin në rrethin e Krujës.
 
Banorët shprehen se jetojnë me frikën se pallati do të shembet edhe nga lëkundja më e lehtë, por kushtet e vështira ekonomike dhe varfëria thonë se i detyrojnë të rrezikojnë jetën e tyre duke u strehuar në këtë godinë e amortizuar.
 
Pallati është ndërtuar që para viteve 1975, ndërsa sipas banorëve godina ka marrë goditjen e parë nga një tërmet prej 7 ballësh në 79-ën. Që prej asaj kohe pallati pësoi çarje, por askush nuk është kujtuar të verë dorë për ta rikonstruktuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska sqaron thashethemet në rrjet rreth lidhjes së saj

Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska sqaron thashethemet në rrjet rreth lidhjes së saj