Policia e Durrësit ka asgjësuar 1422 rrënjë kanabis sativa. Strukturat e tre komisariateve të policisë së Durrësit gjatë një aksioni në rrethin e Krujës kanë asgjësuar 17 parcela të kultivuara me kanabis sativa, në fshatrat Bruz Zall, Mafsheq dhe Cudhi.
Lënda narkotike është asgjësuar me djegie. Në fshatin Bruz Zall u evidentuan 6 parcela, në fshatin Mafsheq 8 të tilla dhe në fshatin Cudhi 3 parcela.
Aktualisht sipas policsë vijon puna për identifikimin e shtetasve që kanë ndërmarrë kultivimin e këtyre parcelave me bimë narkotike.
/Shqiptarja.com