14 parcela me rreth 1418 bime narkotike janë bllokuar dhe asgjesuar sot nga policia e Krujës në në fshatin Kurcaj komuna Nikël. 

Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,teksa u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Punonjësve të Policisë Krujë ,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe kontrolli I zonës .
 
 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)