NIKEL, Krujë - Banorët komunës Nikël në rrethin e Krujës, në shenje proteste për ndërprerjen e energjisë elektrike, kanë bllokuar aksin nacional Tiranë –Fushë krujë.

Protestuesit, numri të cilëve shkonte deri në 400 persona, kanë mbajtur për rreth 2 orë e gjysmë të bllokuar këtë aks rrugor.

Radha e automjeteve të bllokuara në trafik arriti deri në 2 km duke krijuar kështu një kaos në qarkullimin rrugor.

Banoret pretendojnë se prej 28 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga ana e drejtuesve të CEZ.

Protestuesit janë larguar vetëm pas ndërhyrjes së Policisë, ndërkohë që janë shprehur së protestat do të vijojnë në ditët në vazhdim deri në rikthimin e energjisë elektrike.

(shqiptarja.com)