Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë.

Juljan Masha ,26 vjeç, është kapur nga policia teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij Volzvagen Passat pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Juljan Masha 26 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Më datë 01.08.2017, rreth orës 02:30, në aksin rrugor Mazhë e Vogël-Fushë- Krujë, u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Volzvagen Passat pa leje drejtimi.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com