Një sasi eksplozivi është vendosur dhe ka shpërthyer sot në banesën e një personi i cili njihet nga policia si person me precedent penal.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se, eksplozivi është vendosur në banesën e Roland Temës 36 vjeç dhe se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Policia e Krujës shton se, nga shpërthimi në banesë ka pasur vetëm dëme materiale,  ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë nisur ekspertët të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e saj.

Ja njoftimi i policisë
Më datë 29.03.2016, rreth orës 01:56, në fshatin Greps, Nikel, Krujë, një person i paidentifikuar, ka hedhur një sasi lënde plasëse e llojit artizanal, në afërsi të banesës së shtetasit Roland Tema, 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është thyer një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i parkuar në afërsi të banesës.
Roland Tema është person me preçedentë penalë të mëparshëm.
Efektivat e Policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)