KRUJE - Një vilë 3-katëshe, por e pabanuar, është hedhur dje në mbrëmje në erë, me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në qytetin e Krujës, kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm eksplozivi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka konstatuar se banesa e boshatisur ishte hedhur në erë.
Burime nga policia kanë njoftuar se nuk dihet asgjë për autorët, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për motivet.
Të njëjtat burime nga komisariati i Krujës njoftuan se vila luksoze është ndërtuar fillimisht nga biznesmeni Rasim Gjika, i njohur në prodhimin e bukës dhe sallamit. Por sipas të dhënave, ai e ka shitur vilën, e cila më pas ka ndërruar disa duar.
Redaksia Online
(G.S/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com