KRUJË - Një dyqan ushqimor është djegur i gjithi në Krujë  në lagjen Kovaçë. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 03:00 të natës duke u gdhirë dita e sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe ato të zjarrfikëses por nuk kanë mundur që të ndalojnë flakët.

Pronari i këtij dyqani, Shpëtim Baroka, ka deklarua se, dyshon se zjarri është i qëlimshëm për shkak të konkurrencës që ka mes dyqaneve.

Deri më tani mësohet se vlera e mallit të djegur shkon në 1.5 milionë lekë. Policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)