Gjatë një kontrolli të ndërmarrë nga policia zbulohen 28 parcela me 4400 bimë të kultivuara të llojit kanabis në Krujë. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë kontrolleve të ndërmarra në fshatrat Verjon, Barkanesh dhe Zgërdhesh të komunës Nikël, Krujë, në kuadër të operacionit policor “Varak 2014”, ditën e djeshme u gjetën 28 parcela me 4400 bimë të kultivuara të llojit Kanabis Sativa. Gjithashtu organet e policisë njoftojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve ndërkohë që bëhet asgjësimi i këtyre bimëve të sekuestruara. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftohet se kontrolli i policisë vazhdon dhe në zona të tjera gjithmonë në bazë të planit të operacionit “Varak 2014”, që ka si fokus kontrollin e territorit në funksion të goditjes së rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
/Shqiptarja.com