Krejt sympathija e eme, mâ e sinqerta, ka qênë për Italín, ka qênë për Romën sikurse vijon me qênë edhe sod. Sepse ka qênë e âsht nji sympathí qi i ka rrânjët në dashunín t’eme pa kufì për Kosovën shqiptare, për Kosovën kreshnike, për Kosovën e martirizueme. Nuk mujshem e nuk mundem me dashtun Sërbín, Beligradin, xhelatët e vllazënve të mij Kosovarë...”
Dështimi i lëvizjes së marsit 1922 e detyroi Mustafa Krujën të braktisë familjen dhe Atdheun e të strehohet në Gornja Milanovac të Shumadisë sërbe, ku mësoi serbo-kroatishten e përktheu “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, të ish Kryeministrit të Sërbisë Vladan Gjorgjeviç i cili, simbas një dëshmije të Martin Camajt, ishte me origjinë nga malësia e Gjakovës. Ai libër është pasqyrë e koncepteve më poshtëruese, që politika dhe akademizmi sërb, ushqenin për shqiptarët.
/Shqiptarja.com