KRUJA, Skënderbeu uron mirëseardhjen

KRUJA, Skënderbeu uron mirëseardhjen
Kjo ishte shenja e pare në Krujë sapo zbritëm nga "furgoni" që na solli nga Tirana në Krujë: statuja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) me qëndrimin e tij të pushtetshëm. Ai është aty, në hyrje të qytetit, duke të parë dhe duke të uruar mirëseardhjen. Është e pamudur që të vizitosh Krujën dhe të largohesh pa mësuar diçka prej tij.” Janë këto përshtypjet e një vizitori të huaj që ka vizituar Krujën gjatë një udhëtimi turistik në Shqipëri. Përshkruar me kaq elegancë saqë të bën të mendosh se edhe pas kaq shumë vitesh Kruja vazhdon të mbetet një vend tejet i pëlqyer për turistët e huaj. Ne mblodhëm disa nga komentet e shumta që gjenden në sajte udhëtimi në internet, copëza shënimesh, përshtypjesh dhe këshilla. Të gjitha këto tregojnë Krujën në sytë e turistëve të huaj.

PAZARI I VJETËR DHE PUNIMET ME DORË

Klaus nga Kopenhagen shkruan: “Kalova përmes pazarit të vjetër teksa ngjitesha në kala. Ishte një vend i këndshëm me rrugë të ngushta, dyqane plot ngjyra. Ka shumë dyqane suveniresh ku mund të blesh costume tradicionale shqiptare, libra, isntrumenta muzikorë dhe disa sende që i përkasin ditëve të komunizmit ....kishte një atmosferë të qetë dhe nuk pashë shitës agresivë sic ndodh në vende të tilla. Tregoni kujdes kur ecni sepse gurët e kalldrëmit janë vërtetë të rrëshqitshëm! Kruja, artizanati në Pazarin e vjetër.” Ja dhe përshtypjet e Jean Luois, nga Grenoble: “Në pazarin e vjetër ju mund të gjeni antika dhe punime të bëra me dorë. Me sa duket deri tani punimet janë artizanale dhe jo të importuara nga Kina, siç ndodh në të gjitha vendet turistike! Le të shpresojmë se do të vazhdojë kështu! Kam blerë një mbajtëse të mrekullueshme druri dhe jemi shumë të kënaqur që tani e përdorim për të vënë frutat. Në fakt Pazari i vjetër nuk është dhe aq i vjetër. Ai është restauruar plotësisht aty rreth vitit 1960 dhe nuk gjeta dot një fotografi që ta tregonte sesi ishte ai para restaurimit”.

VIZITË MË KËSHTJELLËN MUZE TË SKËNDERBEUT

“Rruga për në kala është e ngush- të, por krejtësisht e shtruar me gurë të vegjël. Në të djathtë, shihet pjesa më e ulët e qytetit- shkruan Jean Luois, nga Grenoble- Pas disa qindra metrash, një hyrje e harkuar na lejon të gjendemi në oborrin e brendshëm të kështjellës. Nuk paguam asnjë tarifë hyrje, ndoshta sepse ishim në maj dhe kishte shumë pak vizitorët e huaj. Në oborrin e brendshëm të kalasë, disa dyqane shesin suvenire e Krujës dhe të Skënderbeut. Ishte vetëm ora 10:00 e mëngjesit dhe nuk kishte vizitorë të tjerë si ne. Duke parë kaq shumë dyqane, mendoj se më vonë paradite dhe pasdite, autobusë nga Tirana sjellin ngarkesat e tyre të vizitorëve në këtë vend kryesor të histories së Shqipërisë. Një burim me kokë dhie rrjedh me butësi, në murin e Muzeut Historik. Kam lexuar se ka pasur një burim të shekullit të 15-të në oborrin e kështjellës, por nuk mund t’ju siguroj se është ky, përveçse të them se pashë vetëm këtë burim dhe asnjë tjetër!” Zak nga Uashingtoni shkruan këto përshtypje për Kalanë.” Kur vizitoni kalanë e Skënderbeut është e rëndësishme që të vizitoni edhe muzeun e vendosur në muret e kështjellës. Kundrejt nje pagese për hyrje, vizitorët mund të shohin të gjitha sallat e kësaj ndërtese dhe të kthehen pas në kohë nëpërmjet objekteve të shumta të muzeut.... Ata që janë të interesuar për të mësuar sa më shumë rreth jetës së heroit shqiptar do ta shohin tepër interesant këtë muzeu. Nuk do t’i duhen ndoshta më shumë se 30 minuta për këtë vizitë. Më impresionuan në mënyrë të veçantë zhamat e pikturuara të dritareve.(xh.k/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim