29 raste pozitive me COVID-19 në dy fasoneri në Krujë, asnjëra nuk deklaron të infektuar: Masat mbrojtëse kanë qenë të larta

Kruja shënon 29 raste të prekur me COVID-19, pjesë e dy fasonerie në qytet dhe kontakte familjare të tyre. Gjatë ditës së sotme u konfirmuan 5 raste të reja në Krujë dhe 12 në Kurbin, dhe rastet e reja i përkasin fabrikës së këpucëve Endi sh.p.k. Mes tyre, shumica janë gra punonjëse të fasonerisë, por ka edhe rreth të ngushtë familjarë, kontakte të tyre, kryesisht fëmijët.

Në një lidhje në skype për Report TV, përfaqësues nga dy fasoneri në Krujë kanë mohuar se në fabrikat e tyre ka të prekur me COVID-19 dhe se një rast i shfaqur kishte një muaj pa ardhur në punë, ndërkohë që theksojnë se të gjitha masat kanë qenë maksimale.

Jetnor Shima ekonomist i fasonerisë Endi sh.p.k ku u shënuan 13 të prekur ka mohuar në Report Tv që të ketë raste të infektuar, ndërsa e vetmja punonjëse që rezultoi me COVID-19 pas ardhjes së përfaqësuesve të Shëndetit Publik kishte një muaj që nuk ishte paraqitur në punë dhe se infektimi nuk ka ndodhur gjatë punës. Pas testeve theksoi Shima të gjithë rezultuar negativë me koronavirus.

’"Më 9 mars në fabrikën tonë duke patur parasysh nga lajmet punonjësit u pajisën me të gjitha mjetet. Dhe ambienti dezinfektohej dy herë në ditë. Më datë 15 fabrika punoi me gjysmë kapacitet të punonjësve. Menjëherë më datë 20 mars fabrika rifilloi me kapacitet të plotë. Ne vijuam sipas rregullores. Më datë15 mars vjen Shëndeti Publik në Krujë. Një punonjëse e jona që kishte një muaj pa ardhur në punë, por që ishte në borderon tonë kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Ne vumë në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik të gjithë ambientin tonë. Të gjitha testet që u bënë rezultuan negative. Disponojmë të gjitha dokumentet. Ne jemi e vetmja fabrikë që kemi patur punëtorët në punë. Në Krujë ka disa fabrika, fasoneri edhe rrobaqepësi. Ne masat i kemi patur shumë të larta’’-tha ekonomisti Shima

Ndërsa Muharrem Hocja, administratori i fabrikës tjetër të këpucëve, në një lidhje paralele tha për emisionin ’Repolitix’  se kjo fasoneri nuk ka asnjë të prekur me koronavirus, por pranon se një nga disa fabrika që zhvillojnë aktivitetin atje ka të prekur me COVID.  

’E kam ndaluar punën më datë 8 prill. Nuk ka patur simptoma askush por një tjetër fabrikë që doli, me punonjës nga Kurbini dhe Kruja. Ndalesën e parë të punës e bëra më 23 mars dhe rinisa më datë 6 prill. Nuk kam asnjë të prekur. Më datë 23 mars pezullova të gjithë punëtorët. Më 6 prill kur e rihapa, e mbylla prapë pas dy ditësh, pasi nga 400 erdhën vetëm 220 punëtorë. Dhe nuk mbuloheshin proceset. Me datë 8 prill i pezullova me dëshirën e punonjësve. Më 6 prill kisha vetëm 120 punëtorë. Transportin dhe kushtet mbrojtëse ishin të gjitha. Ne punojmë me mall kontraktues. Kam dy firma një nga Veriu dhe një nga Jugu. Unë thashë që punonjësit do t’i nxjerr më datë 4 maj, pasi varem nga Italia. Në Krujë ka vetëm në një fabrikë që ka dalë me COVID. Duhet ndaluar deri më datë 4 maj. Pasi ne mbajmë punëtor nga të gjitha trevat. Dhe na vijnë ne këtu’’-theksoi administratori Hocja

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!