Fëmijët e QKF Krujë gjatë aktivitetit
Tiranë, 17 Janar / ATSH - Muzeu Historik Kombëtar " Gjergj Kastrioti Skënderbeu"Krujë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Krujë organizuan sot më 17 Janar 2015, Veprimtarinë Letraro-Artistike me rastin e 547 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Fëmijët e QKF pasi vizituan dhe gjallëruan ambjentet jashmte dhe të gjitha sallat e Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, zhvilluan më pas edhe një aktivitet kulturor.
Gjatë këtij aktiviteti me natyrë Letraro-Artistike, fëmijët lexuan disa poezi përkujtuese lidhur me veprat e Heroit Tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kënduan disa këngë në shoqërimin e muzikantëve të rinj të qëndrës, gjithashtu ata kërcyen dhe disa valle me kostumet dhe veshje tradicionale të zonës së Krujës.
/k.m/ /a.g/