KRUJË - Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë në  bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së  Shpejtë FNSH Tiranë gjatë operacionit të koduar “Krujë 2015”, kanë vënë në pranga pesë persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë territorin e fshatrave, Brret, Krastë, Zezë të Komunës Nikel dhe të fshatit Larushk i Sipërm, Fushë-Krujë u konstatuan: 80 parcela me rreth 5863 rrënjë bimë narkotike në një lartësi 30-250 cm, të llojit kanabis sativa.
 
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.
 
Personat e arrestuar:
•Haxhi Hasani 68 vjeç, banues në Thumanë, Krujë;
•Preng Dedaj 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë;
•Bardhyl Kullaj 57 vjeç, banues në Nikel, Krujë;
•Shaban Aruçi 58 vjeç, banues në Larushk, Fushë-Krujë;
•Endrit Aruçi 29 vjeç, banues në Larushk, Fushë-Krujë.
I shpallur në kërkim:
•A.H.33 vjeç,banues në Nikel, Krujë.

droge kruje

droge kruje
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)