KRUJE - Krimi në familje ka shënuar një tjetër rast, këtë radhë në qytetin e Krujës. Pas mosmarrëveshjeve të krijuara për motive xhelozie burri ka plagosur me sëpatë bashkëshorten e tij.
Mësohet se 34-vjeçari Bashkim Zogu pas një zënke ka goditur me sëpatë bashkëshorten e tij, 21 -vjeçaren Flutura Zogu. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e çiftit, ndërkohë që policia mundi të arrestojë 34-vjeçarin.
“Shtetasi në fjalë, më datë 20.10.12, rreth orës 21.00, për motive xhelozie, në banesë ka goditur me grushte dhe me pas me një mjet prerës, sëpatë në kokë e trup, duke i shkaktuar dëmtime të rënda bashkëshortes së tij, shtetases F. Zogu, 21 vjeçe, lindur ne Mamurras. Aktualisht e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, lexohet në deklaratën e policisë.
Sipas policisë, 21 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë.
Brenda një afati kohor mjaft të shkurtër, numri i viktimave si pasojë e dhunës në familje shfaqet me shifra alarmante. Vetëm 2 ditë më parë, një ngjarje tragjike u shënua në qytetin bregdetar të Durrësit, ku burri vrau me çekiç gruan për motive xhelozie.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com