Krujë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Rrugorja 53-vjeçari

Krujë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Rrugorja 53-vjeçari

Manovrat e rrezikshme në Krujë

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore në Fushë Krujë pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij, në gjendje të dehur.

Pas testit të alkoolit, ai rezultoi me një normë të lartë prej 2.12 mg/l. Arrestimi i tij u krye në kuadër të kontrolleve të Policisë Rrugore për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

'Pas verifikimit të dokumentacionit, drejtuesi i automjetit, shtetasi B. B. iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur, në masën 2.12mg/l.  Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.', njofton policia.

Policia e Tiranës njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore.

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi pafajësinë nga arratia por më pas u tërhoq, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës

Kërkoi pafajësinë nga arratia por më pas u tërhoq, Gjykata e Lartë shqyrton më 1 prill rekursin e Adriatik Llallës