KRUJË- Fshati Bilaj në komunën e Bubqit të rrethit të Krujës ka më shumë se 20 vite pa ujë të pijshëm. 2600 banorët e këtij fshati janë të detyruar që për çdo ditë të udhëtojnë disa kilometra për të mbushur ujë larg fshatit të tyre. Ndërsa disa të tjerë janë detyruar që të hapin puse në oborret e shtëpive, duke e parë si zgjidhjen e vetme për të siguruar ujin e pijshëm.
Më e keqja është se uji i puseve sipas analizave të bëra në laboratorin e Drejtorisë së Higjienës dhe Epidemiologjisë në Krujë ka rezultuar i papijshëm, pasi është i ndotur me baktere të dëmshme gjë e cila sjell infeksione të ndryshme për konsumatorët.
Banorët e fshatit Bilaj shprehen të shqetësuar lidhur me këtë problem madhor për të cilin nuk po gjejnë dot zgjidhje.
Stacioni i pompave të ujit të këtij fshati është prishur qysh në vitin 1992 dhe që nga ajo kohë askush nuk ka vënë dorë për ta rregulluar dhe për pasojë popullsia e këtij fshati përballet çdo ditë me vështirësi të shumta për sigurimin e ujit të pijshëm.
(ash/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com