Krujë/ Shpërthim gjatë natës në hyrje të pazarit! Autorët hedhin në erë bankomatin me eksploziv, në ikje hedhin kunja në rrugë për shpimin e gomave të mjeteve

KRUJË - Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Krujës.v

Një bankomat i vënë në hyrje të rrugës së kalasë së Krujës i cili shërbente për turistët ka rënë pre e një grabitje të çuditshme.

Bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë hedhur në erë dhe nuk dihet nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodhej brenda tij.

Sipas burimeve shpërthimi, ka qenë i fuqishëm.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe personat dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë. Në ikje grabitësit kanë përdorur një metode akoma më të habitshme pasi kanë hedhur neper rruge disa kunja artizanal qe shpojnë gomat e mjeteve. Kjo në mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë.

'Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.', njofton policia.
 

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin