KRUJË - Ka një karrier të pasur si ushtarak dhe gjithë jetën ka shërbyer në mbrojtje të atdheut, por për të dytën herë nuk mbron dot automjetin e tij.
Personazhi i kësaj historie është ushtaraku mirditor Ndue Dodaj i cili tashmë jeton në Fushë Krujë. Persona të paidentifikuar i kanë grabitur mbrëmë automjetin e tij përpara pallatit ku banon në qytetin e Fushë-Krujës.
Para pak vitesh me të njëjtën skeme atij i kishin vjedhur edhe një tjetër makinë, ndërsa ashtu si herën e kaluar Ish-ushtaraku ka bërë denoncimin në polici ndërkohë që shpresat se do ia gjejnë automjetin janë të pakta.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com