KRUJE - Pazari i Vjetër i Krujës, i lënë pas dore prej shumë kohësh, ka marë tashmë një fytyrë tjetëri. Ditën e sotme u inaugurua përfundimi i projektit "Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike-Pazari i Krujës”, i cili i solli një pamje të re të Pazarit të Vjetër të Krujës.  Ky projekt ka ndryshuar faqen e pazarit duke ruajtur traditën dhe vlerat e qytetit të Krujës. Punimet për rikonstruksionin e këtij pazari nisën që në muajin tetor të vitit të kaluar

Ky projekt u implementua si një partneritet i Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë  Krujë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Të pranishëm në këtë inagurim ishin: Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, zëvendëskryeministri, z. Niko Peleshi, Kryetari i Bordit të AADF, z. Michael Granoff, Kryetari i Bashkisë së Krujës, z. Shkëlzen Hoxha dhe kryetari i shoqatës TID Kruja, z. Idriz Celamori.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Gjermeni u shpreh se rigjallërimi dhe përmirësimi i zonës Turistike në pazarin e krujës është një nga projektet më të bukur që tregon vizionin se si ne e duam një vend turistik.
‘Çdo ndërhyrje që përfshin projekti, duke filluar nga fasadat, çatitë dhe kalldrëmi është bërë me profesionalizëm, duke ruajtur vlerën dhe traditën e këtij qyteti’, theksoi Gjermeni
 
Ndërsa zv. Kryeministri Niko Peleshi, gjatë fjalës së ti, u shpreh se ky është pikërisht vendi ku historia takon kulturën dhe se investimet këtu janë shumë të rëndësishme

Qeveria Shqiptare ka angazhuar një fond prej 160,000 usd për punime në këtë zonë.
Ndërsa, komponenti i dytë i projektit i cili do të  fillojë zbatimin në fazën e dytë, do të fuqizojë sipërmarrjen dhe do të rikthejë vlerën dhe traditën e artizanit. 

tregu

 
peleshi pazari kruje



Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)