TIRANE-  Një breshëri automatiku është derdhur në garazhdin, vetëm pak metral larg shtëpisë ku banon kreu i Partisë Socialiste të rrethit të Krujës, Artur Çela.  

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Hoxhë të Krujës. Garazhdi ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë ku Çela jeton me familjen e tij.  

Dhjetëra plumba kanë përshkuar derën e garazhdit, për pasojë kanë dëmtuar automjetin e Çelës dhe të shtënat kanë ngjallur panik tek familjarët por dhe banorët e zonës.
 
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimi. Deri tani blutë e komisariatit të Krujës nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorëve, ndërsa mendohet se ngjarja të ketë parapavijë politike.
 
Nëna e kreut të PS, Caje Çela rrëfen se kishin dëgjuar të shtënat rreth orës 23:00. “U frikësuam shumë. Dëgjuam breshëri automiku rreth orës 23:00. Njoftuam policinë. Nuk e dimë kush e ka bërë”- thotë e moshuara. 


artur çela

(Foto: Qepena e garazhdit e goditur nga plumbat) 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)