Drogonin dhe shfrytëzonin seksualisht 17-vjeçaren në Krujë, arrestohen 4 të rinj, 2 në kërkim

Drogonin dhe shfrytëzonin seksualisht 17-vjeçaren në Krujë, arrestohen 4 të rinj, 2 në kërkim

Katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare.

"Në kudër të operacionit "Nikla" u arrestuan shtetasit E. C. (Ç)., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali, L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre", sqaron policia.  

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e  prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2020 01:06

    Akuza duhet te shtoje dhe perdhunim,ve bast qe keta para se ta nxirrnin ne rruge e kane perdhunuar dhe vete ,prokurori duhet ta pyese vajzen per kete.

    Përgjigju
  • Gimmi: 12/07/2020 12:22

    Shqiperise I duhet PATJETER nje kryesor I ri I PD. !!!

    Përgjigju
    • O tej: 12/07/2020 16:18

      Shqipnis i nevojitet Flamur Magjar Noka

    • Daku: 12/07/2020 14:47

      Mos u qa kot prit dhe pak....sa te ritet GLAUKU demokratuci i vogel

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër