Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bilaj të Krujës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Dy persona të moshave 20 dhe 22 vjeç, përkatësisht me iniciale K.H dhe S.Xh., janë plagosur rëndë dhe po dërgohen te Spitali i Traumës në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, automjeti shihet i kthyer përmbys.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të bëjë zbardhjen e tyre.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento