Një nxënës 15-vjeç me inicialet K.K. në qytetin e Krujës është proceduar në gjendje të lirë, pasi iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis në çantë në ambientet e shkollës 9-vjeçare.
Pas sinjalizimeve policia ka nisur kontrollin në klasën e 15-vjeçarit ku ka konstatuar edhe sasinë e kanabisit që kishte fshehur.
Gjithashtu policia ka proceduar edhe një 18-vjeçar, pasi iu gjet kanabis në lagjen nr. 1 në Durrës.
Policia ka arrestuar edhe dy persona, po për posedim kanabisi Florind Gjergji 26 vjeç dhe Bruno Paja 25 vjeç.
Dy të arrestuarit po udhëtonin me makinë si pasagjerë më datë 10.10.2016, rreth orës 20:00 në lagjen Nr .2 Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Ford Focus me targa AA 291 JJ, me drejtues shtetasin H. K. dhe pasagjerë shtetasit Florind Gjergji dhe Bruno Paja u gjet një sasia kanabisi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com