KRUJË – Policia ka sekuestruar një arsenal armësh gjatë kontrollit në disa banesa në fshatin Rranzë dhe kryesisht në banesën e shtetasit Baft Dilja 65 vjeç u gjetën armë të kalibrave të ndryshëm.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 3 pushkë automatike të modelit rus, 2 pushkë automatike të modelit italian, 2 automatikë të modeleve ‘56’ dhe ‘Shars’, si dhe 6 arka plot me municione për armët luftarake.

Policia e Krujës bëri të mundur arrestimin e shtetasit 65-vjeçar dhe materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor.

Kontrollet e banesave nga ana e policisë janë kryer nën autorizimin e Prokurorisë së Krujës në funksion të parandalimit të ngjarjeve me armë zjarri.


(v.gj/shqiptarja.com)