Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë Lorenc Xhajën, 32 vjeç, banues në fshatin Nikël të Krujës.

Xhajës, gjatë kontrollit fizik, të ushtruar në Verjon, Krujë, i'u gjetën dhe i'u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri pistoletë tip “TT”, si dhe një krëhër me 6 fishekë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’u gjetën dhe i'u sekuestruan, rreth 27 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, një automjet “Mercedez- Benz”, me targa N 047098, 1 automjet tip “Jeep Cherooke” me targa AA 038 LY.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, si dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”
kruje
kruje

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)