Krujë,qëlloi vëllanë me sëpatë
për tokën, kapet me kanabis

Krujë,qëlloi vëllanë me sëpatë<br />për tokën, kapet me kanabis
KRUJE- Pas një konflikti në familje vëllai ka qëlluar vëllanë me sëpatë në krah duke e lënë të plagosur, ndërsa është vendosur në pranga disa orë më vonë.
 
Sipas policisë, Ramazan Ferra 55 vjeç banues në fshatin Mefsheq pas sherrit me vëllanë G.F. 53 vjeç për cështje pronësie e ka qëlluar me sëpatë duke e plagosur në krah.
 
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Ramazan Ferra u arrestua.
 
Por nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan 2 kg kanabis, që kishte fshehur.
 
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenet 88 dhe 283/1 të Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti

Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti