TIRANE- Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë aksionet për të goditur fenomenin e posedimit të lëndës plasëse, tritol, që prej më tepër se një viti u ka marrë jetën disa personave dhe ka përhapur terror në të gjithë vendin.
Operacioni i radhës që është përqendruar në zonën e Krujës dhe që pritet të sjellë në pranga edhe persona të tjerë, ka vijuar edhe në një zonë të Librazhdit, ku informacionet e policisë së Elbasanit kanë sjellë në pranga një 16 vjeçar.
Ai konsiderohet si posedues i një sasie të madhe të lëndës plasëse tritol, ndërkohë që dyshohet se lënda e paketuar, ishte e gatshme për treg.
/Shqiptarja.com

VIDEO