KRUJE – Një grup prej 5 personash u arrestuan në flagrancë ditën e djeshme nga policia e Krujës, duke vjedhur bagëti në fshatin Dukagjin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan autorët, të cilët sapo kishin kryer vjedhjen e 49 krerë bagëtive të imëta në fshatin Dukagjin.
Në vijimësi, hetimi i atribuoi grupit në fjalë edhe fakte e prova mbi kryerjen e të paktën 4 vjedhjeve të tjera të bagëtive në fshatra të ndryshëm të rrethit Krujë, si dhe një vjedhje bagëtish të kryer në territorin e Laçit, në total 56 krerë bagëti të vjedhur.
Bëhet fjalë për shtetasit:
Valter Doda, 23 vjeç, banues në Thumane Krujë.
Man Dajci, 54 vjeç, banues në Valias Tiranë.
Faslli Kastrati, 47 vjeç, banues në Dukagjin Krujë.
Shpëtim Keqi, 19 vjeç, banues në Dukagjin.
Ermir Keqi (vëllai i Shpëtimit), 23 vjeç, banues nç Dukagjin Krujë.
Shtetasit në fjalë u kapën në flagrancë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, gjatë kohës kur po transportonin me kamionin e shtetasit Man Dajçi, 49 dele e qengja, të cilët i ishin vjedhur shtetasit me inicialet M.Gj në fshatin Dukagjin.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com